Deputetja Duda Balje ka deklaruar se nuk do të ketë votë pro Glauk Konjufcës si mandatar i dytë për formimin e qeverisë së re.
Balje, , u shpreh se nuk ka ndryshuar qëndrim teksa shtoi se një funksionar nga Lëvizja Vetëvendosje e ka thirrur në telefon zëdhënësin e saj dhe i ka thënë se ka përfunduar bashkëpunimi mes tyre.
“Ka qenë shumë e kjartë që prej takimit me presidenten, e gjithë partia ka deklaruar kundër dhe ne jemi dy deputetë që nuk kemi thënë direkt me po. Unë nuk kam ndryshuar qëndrim dhe nuk kam asnjë arsye për të dhënë përkrahje – në kontaktin e fundit me një funksionar të VV-së që ka thirre zëdhënësin tim i kanë thënë se ka përfunduar bashkëpunimi dhe ata nuk duan të bashkëpunojmë me mua dhe as unë nuk kam ndryshuar qëndrim dhe nuk u japë përkrahje”, deklaroi Balje në Dukagjin
Deputetja, mes tjerash, bëri të ditur se vetë Konjufca nuk i ka kërkuar votën.