Duda Balje zbulon detaje të bisedës me Fatmir Limajn: Send nuk du për veti, s’mundem me bashkëpunu me Albin Kurtin - Gazeta Express
string(111) "duda-balje-zbulon-detaje-te-bisedes-me-fatmir-limajn-send-nuk-du-per-veti-smundem-me-bashkepunu-me-albin-kurtin"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 12:21

Duda Balje zbulon detaje të bisedës me Fatmir Limajn: Send nuk du për veti, s’mundem me bashkëpunu me Albin Kurtin

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 12:21

Deputetja boshnjake, Duda Balje, ka thënë se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka kontaktuar atë për të biseduar dhe tha se e ka pyetur nëse ajo dëshiron ndonjë pozitë.

Balje tha se me Vetëvendosjen s’ka biseduar përveçse me Limajn.

“Me Fatmirin kemi biseduar, por me Vetëvendosjen jo. Jam e sigurt që Vetëvendosje e di vendimin të cilin e kam marrë.  Me Fatmirin kemi biseduar, por mendoj se ai e ka kuptuar arsyetimin tem dhe vendimin që e kom marrë”, tha ajo për Indeksonline.

“Cila ka qenë kërkesa e Fatmir Limajt?”, ishte pyetja për Baljen.

“Jo kurgjo veç ka thënë a ka mundësi me bisedu, a do naj pozitë a najsen. Unë s’du pozitë as kurgjo, kërkesa ka qenë për boshnjakë”.

 Balje thotë se ia ka shpjeguar qëndrimin e saj se për vete s’dëshiron asgjë përveç kërkesës për komunë boshnjake.

“Unë nuk du as pare as poste, nuk du me qenë as ministreshë. Send nuk du për veti, as për partinë nuk du kurgjo, është kërkesa nacionale (për komunë boshnjake). Unë nuk du me bashkëpunu me Albin Kurtin sepse nuk kam besim. S’mundësh me punu me dikan që s’ki besim. As Albini s’ka besim tek unë”.