Duda Balje tregon nëse do të jetë pjesë e Kuvendit dhe nëse do ta votojë “Kurtin 3” - Gazeta Express
string(81) "duda-balje-tregon-nese-do-te-jete-pjese-e-kuvendit-dhe-nese-do-ta-votoje-kurtin-3"

Lajme

Gazeta Express

05/01/2026 10:45

Duda Balje tregon nëse do të jetë pjesë e Kuvendit dhe nëse do ta votojë “Kurtin 3”

Lajme

Gazeta Express

05/01/2026 10:45

Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur vetë Balje në një përgjigje për Indeksonlinen.

“Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit’’, ka thënë Balje për Indeksonlinen.

Po ashtu Balje është pyetur nesë do të ketë votë pro formimit të qeverisë nga Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

‘’Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione”, është shprehur Balje

Në bazë të rezultateve preleminare, partia e Duda Baljes ka arritur që të sigurojë 2,427 Vota.

Advertisement
Advertisement
Advertisement