string(93) "duda-balje-thote-se-nuk-eshte-kontaktuar-me-per-koalicion-ben-pergjegjese-vv-ne-per-bllokaden"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 11:05

Duda Balje thotë se nuk është kontaktuar më për koalicion, bën përgjegjëse VV-në për bllokadën

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 11:05

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se qëndrimi i saj vazhdon të mbetet i njëjtë dhe se s’ka çfarë të deklarojë lidhur me bllokadën politike në vend, shkruan Gazeta Express.

Balje, e pyetur nëse është kontaktuar më për punë të koalicionit, ka thënë se s’ka ndodhur më diçka e tillë derisa ka shtuar se përgjegjësia për situatën dhe bllokadën politike është e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja ka thënë se përgjegjësia shkon me fuqinë.

“Kush ka më shumë fuqi ka më shumë përgjegjësi. Përgjegjësia shkon me fuqi”, ka thënë ajo./Express/