Duda Balje reagon për letrën që la Sokol Halili: Manipulimi nuk vdes kurrë - Gazeta Express
string(73) "duda-balje-reagon-per-letren-qe-la-sokol-halili-manipulimi-nuk-vdes-kurre"

Duda Balje reagon për letrën që la Sokol Halili: Manipulimi nuk vdes kurrë

Lajme

Gazeta Express

02/12/2022 19:29

Deputetja Duda Balje ka reaguar pas publikimit të letrës së Sokol Halilit, para se të kryejë vetëvrasje.

Balje përmes një shkrimi në Facebook thotë se letra e tij nuk mund ta justifikojë vrasjen e dyfisht që e bëri.

Lexo Edhe:

„Dhe tani letra, e njeriut qe vrau veten, se e dinte se ishte fajtor, justifikon vrasjen e dyfishte qe beri? Manipulimi nuk vdes kurrë“.

Telivizioni T7 ka arritur që të sigurojë letrën që Sokol Halili ua kishte dorëzuar familjarëve të tij në momentin kur ishte kthyer në shtëpi, derisa Policia po e kërkonte për vrasjen e Hamide Magashit.

Në fillim të letrës që ka siguruar gazetari, Unitet Berisha, Sokol Halili ka treguar se e ka vrarë me vetëdije Hamide Magashin.

Ai tutje ka shkruar se dëshiron të tregojë se çfarë ka qenë raporti i tij me Hamide Magashin dhe ka përmendur një plan që thotë se e kishte bërë ajo bashkë me motrat e veta.