Duda Balje ngjitet me fustan në Kalanë e Prizrenit, bën shqiponjën me duar - Gazeta Express
string(73) "duda-balje-ngjitet-me-fustan-ne-kalane-e-prizrenit-ben-shqiponjen-me-duar"

Duda Balje ngjitet me fustan në Kalanë e Prizrenit, bën shqiponjën me duar

Gazeta Express

14/07/2020 18:07

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, jo rrallëherë është cak i komenteve për paraqitjen e saj publike.

Përveç paraqitjeve në Kuvend dhe emisione, Duda Balje, ndan kohë edhe për rrjete sociale, ku poston fotografi edhe nga jeta private.

Lexo Edhe:

Kësaj radhe, Balje ka publikuar një foto sesion nga Kalaja e Prizrenit. Veshur me një fustan të gjatë dhe me një grim të veçantë, deputetja nga komuniteti boshnjak shihet teksa bën shqiponjën me duar.

“Për arsye se unë jam shteti im. E dua shtetin tim dhe ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo mbi fotografitë e postuara në Facebook.