Duda Balje me pasuri marramendëse, vitin e kaluar bleu veturë 25 mijë euro - Gazeta Express
string(73) "duda-balje-me-pasuri-marramendese-vitin-e-kaluar-bleu-veture-25-mije-euro"

Duda Balje me pasuri marramendëse, vitin e kaluar bleu veturë 25 mijë euro

Gazeta Express

06/08/2020 14:47

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka filluar publikimin e pasurisë së personave zyrtarë.

Lexo Edhe:

Në mesin e deklaruesve është edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.

Në deklarimin e saj në AKK, deputetja Balje ka bërë të ditur se ka një banesë të trashëguar me 60 metra katrorë në vlerë prej 80 mijë eurosh.

Po ashtu, Duda Balje ka 4 mijë e 700 euro të gatshme në bankë, ndërkaq sipas deklarimit, ajo ka 24,658.29 euro të hyra vjetore nga paga në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, deputetja Duda Balje që nga viti 2019 vozit një veturë të tipit “Audi A4”, dhe e ka blerë 25 mijë euro, mirëpo në deklarimin e pasurisë ajo nuk ka treguar të ardhurat e këtyre parave që ka blerë këtë veturë.