Duda Balje i referohet Kosovës si “Kosovë e Metohi” në televizionin boshnjak, kështu arsyetohet - Gazeta Express
string(92) "duda-balje-i-referohet-kosoves-si-kosove-e-metohi-ne-televizionin-boshnjak-keshtu-arsyetohet"

Duda Balje i referohet Kosovës si “Kosovë e Metohi” në televizionin boshnjak, kështu arsyetohet

Lajme

Gazeta Express

28/12/2022 12:20

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, i është referuar Republikës së Kosovës si “Kosovë e Metohi”, në një intervistë që ka dhënë për një televizion boshnjak, raporton Express.

Pasi kjo pjesë e intervistës është shkëputur nga mediat, Balje ka kërkuar falje dhe ka thënë se ka qenë lapsus, duke u arsyetuar se emisioni ka qenë shumë vonë.

Lexo Edhe:

“Është lapsus, emisioni ka qenë shumë vonë, kam fol 40 minuta, ndoshta kam thënë, kërkoj falje, pa qellim ka qenë, emisioni ka qenë 40 minuta, 100 here kam thënë Kosova, por vetëm një herë e kam bërë atë lapsus”, ka thënë Balje për Reporteri.net