Dubai përgatit “flotën” e taksive robotë - Gazeta Express
string(38) "dubai-pergatit-floten-e-taksive-robote"

Dubai përgatit “flotën” e taksive robotë

AutoTech

Gazeta Express

13/04/2021 17:16

Në fillim të vitit 2023, pasagjerët mund të lëvizin nëpër Dubai me taksitë pa shofer. Lajmi është bërë i ditur nga “Cruise”, prodhuesi i këtyre mjeteve.

Firma e mbështetur nga General Motors dhe Honda i ka prezantuar taksitë e saj robot në vitin 2019 dhe do t’i testojë në vitin 2023.

Lexo Edhe:

Nëse testimi do të jetë i suksesshëm, menjëherë do të nisë shërbimi komercial në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Këto robo-taksi, ndryshe nga mjete të tjera autonome, nuk do të kenë timon apo pedale.“Cruise” ka njoftuar se brenda vitit 2030, në Dubai do të ketë 4000 robotaksi që do të japin shërbimet e tyre për klientët.