“Duam të dimë a jetohet në pallatin tonë” Banorët e një pallati në Durrës e kalojnë natën në rrugë - Gazeta Express
string(96) "duam-te-dime-a-jetohet-ne-pallatin-tone-banoret-e-nje-pallati-ne-durres-e-kalojne-naten-ne-rruge"

Gazeta Express

03/12/2019 20:49

“Duam të dimë a jetohet në pallatin tonë” Banorët e një pallati në Durrës e kalojnë natën në rrugë

Gazeta Express

03/12/2019 20:49

Banorët e një pallati në lagjen 18 në Durrës vazhdojnë ende të qëndrojnë jashtë. Frika nga pas lëkundjet e tërmetit ka bërë që këto banorë ta kalojnë natën në makina. Ata tregojnë për abcnews se asnjë nga instancat nuk është interesuar për ti dhënë një përgjigje konrekte.

“Pallati im është i pabanueshëm, vijnë dhe i shohin nga jashtë, nuk është puna ti shikojnë nga jashtë, duhen ekspertë për të verifikuar themelet. Është gjë e mirë që nuk pati viktima, por duam siguri sepse nuk duam të rrezikohen sërish jetë njerëzish. Duam të dimë  a jetohet në këtë pallat apo jo? Kërkojmë një përgjigje nga inxhinierët”, u shprehën banorët.

Lexo Edhe:

Një pjesë e banorë i druhen frikës për shkak të lëkundjeve të tjera. Ata tregojnë se Bashkia i ka dhënë një opsion, atë të hoteleve, por banorët kërkojnë nga Bashkia të tregohen më të qartë në përgjigjet e tyre, nëse banorët duhet të jetojnë apo jo në atë pallat. Ndërkohë të gjendur jashtë dhe në këto kushte të vështira të motit ata kanë ndezur një zjarr për tu ngrohur, me kërkesën  e tyre që të marrin sa më shpejt një përgjigje.