Dua, një divë e vërtetë në Elle - Gazeta Express
string(30) "dua-nje-dive-e-vertete-ne-elle"

Yjet

Gazeta Express

18/04/2024 22:26

Dua, një divë e vërtetë në Elle

Yjet

Gazeta Express

18/04/2024 22:26

Krijuesja e hitit ‘New Rules’ i shtoi veshjes një palë çizme deri tek gjuri, ndërsa kishte stiluar flokët në mënyrë të çrregullt.

Këngëtarja kosovare Dua Lipa dhe prindërit e saj të pasionuar pas festave u përplasën një herë me njëri-tjetrin në një klub nate në Nju Jork. Këngëtarja, 28 vjeçe, e cila u intervistua në numrin e majit të Elle, pranoi se nuk u mërzit kur u përplas me ta teksa festonin në të njëjtin klub.

Lexo Edhe:

“Ne festojmë gjithçka dhe çdo gjë, dhe na pëlqejnë festat,” shpjegon ajo.

Dua, e cila është në lidhje me aktorin Callum Turner, foli gjithashtu se si kënga e saj e fundit Training Season, u frymëzua nga takimet dhe marrëdhëniet e kaluara. Marrëdhëniet e saj të mëparshme përfshijnë Anwar Hadid dhe regjisorin francez Romain Gavras dhe së fundmi aktori britanik Callum.

Krahas intervistës, Dua ka pozuar për një sërë fotosh të modës, duke përfshirë një kanatiere me rrjetë, të cilën e ka veshur me një bralet dhe pantallona të shkurtra. Krijuesja e hitit ‘New Rules’ i shtoi veshjes një palë çizme deri tek gjuri, ndërsa kishte stiluar flokët në mënyrë të çrregullt.

Viti 2024 do të jetë mjaft fatsjellës për yllin e popit pasi ajo është pjesë e formacionit të Festivalit Muzikor Glastonbury në Angli së bashku me SZA dhe Coldplay. Por kjo nuk është e gjitha, albumi i saj i tretë i shumëpritur “Radical Optimism” është planifikuar të publikohet më 3 maj.