Dua Lipa zbarkon me jaht luksoz në bregdetin shqiptar - Gazeta Express

Dua Lipa zbarkon me jaht luksoz në bregdetin shqiptar

Rozë

Gazeta Express

30/07/2021 15:14

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtarë, Dua Lipa, ka shijuar një javë të tërë brigjeve të bregdetit shqiptar.

Pas vizitës në Tiranë dhe Krujë, familja Lipa u shoqëruan nga kryeministri shqiptar Edi Rama në jug të Shqipërisë, për të shijuar disa ditë të mira pushimi në det.

Lexo Edhe:

Mëngjesin e së enjtes, Dua ka arritur në brigjet e detit të Dhërmiut me një jaht luksoz, shoqëruar nga prindërit, vëllai dhe motra, si dhe i dashuri i saj.

Në disa fotografi të publikuara nga Telegrafi shihet teksa zbret këngëtarja shqiptare në detin Jon.

Edhe vet Dua e konfirmoi përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, se është duke shijuar kohën më të mirë me diell në jugun e Shqipërisë.

Dua këto ditë është treguar aktive edhe në muzikë, duke publikuar klipin e ri “Demeanor” – bashkëpunim me artistin e ndjerë, Pop Smoke.