Dua Lipa tregon talentin edhe si aktore, Ylli i pop-it pjesë e projektit të ri - Gazeta Express
string(77) "dua-lipa-tregon-talentin-edhe-si-aktore-ylli-i-pop-it-pjese-e-projektit-te-ri"

Yjet

Gazeta Express

30/03/2026 19:32

Dua Lipa tregon talentin edhe si aktore, Ylli i pop-it pjesë e projektit të ri

Yjet

Gazeta Express

30/03/2026 19:32

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, i është bashkuar kastit të filmit të ri “Peaked”, xhirimet e të cilit pritet të fillojnë muajin tjetër.

Projekti i ri i A24 sjell regjinë e Molly Gordon, e cila gjithashtu ka bashkë-shkruar skenarin me Ali Levitan.

Filmi fokusohet te dy gra që, gjatë viteve të shkollës, kishin fituar një reputacion negativ mes shoqeve të klasës dhe tani përpiqen të ringjallin periudhën e tyre të popullaritetit në një ribashkim dhjetë vjet pas diplomimit.

Në kastin e aktorëve përfshihen Emma Mackie, Connor Story, Gabby Windey, Laura Dern, Simone Ashley, Levon Hawke, Amy Sedaris, Alex Konsani dhe Emile Wakeim, ndërsa A24 po financon dhe bashkëprodhon projektin. Levitan do të shërbejë si producent ekzekutiv, bashkë me Gordon, David Hinojosa dhe Zach Nutman.

Përveç suksesit të saj në muzikë, ku ka fituar tre çmime Grammy dhe shtatë Brit Awards, Dua Lipa ka bërë hapa të dukshëm edhe në kinematografi. Ajo u shfaq në filmin “Barbie” dhe një vit më vonë në “Argylle”, përkrah Henry Cavill. Me këtë projekt, ylli i pop-it shkon drejt konsolidimit të karrierës së saj edhe në Hollywwod.

Advertisement
Advertisement
Advertisement