string(84) "dua-lipa-shkelqen-ne-mynih-me-nje-paraqitje-mahnitese-gjate-turneut-radical-optimism"

Muzike

Gazeta Express

03/06/2025 19:48

Dua Lipa shkëlqen në Mynih me një paraqitje mahnitëse gjatë turneut “Radical Optimism”

Muzike

Gazeta Express

03/06/2025 19:48

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka rrëmbyer vëmendjen në Mynih, ku ndaloi për dy koncerte në kuadër të turneut të saj botëror “Radical Optimism”.

Ajo publikoi një video në rrjetet sociale, ku ndau momente nga dita e saj në qytetin gjerman, duke e cilësuar: “Nga mëngjesi në mesnatë në Mynih!”

Në video, ylli i popit shfaqet me një fustan të zi elegant, të hapur anash dhe pa reçipeta, duke treguar një paraqitje të guximshme dhe plot stil, që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe media.

Pamjet përfshijnë gjithashtu pjesë nga rutina e saj e përditshme që nga joga dhe kujdesi për veten, deri te përgatitjet për koncert dhe momentet e pushimit pas performancës.

Në një tjetër skenë, ajo shihet me veshje sportive të bardhë duke ushtruar, e më pas me një veshje të thjeshtë por të kuruar xhinse të ulëta dhe një bluzë të hollë, të kombinuar me bizhuteri të arta dhe buzëkuq të theksuar.

aaaaa