Më shumë se 300 artistë, aktivistë dhe figura publike, përfshirë Dua Lipën, Gary Linekerin dhe Benedict Cumberbatchin, kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar kryeministrit britanik Keir Starmer, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të shitjeve të armëve për Izraelin për shkak të ofensivës në Gaza.
Letra bën thirrje për ndalimin e bashkëpunimit ushtarak me Izraelin, sigurimin e hyrjes së ndihmës humanitare dhe një armëpushim të përhershëm.
Apeli vjen pas rinisjes së ofensivës izraelite dhe reagimeve të ashpra ndërkombëtare, përfshirë pezullimin e disa marrëveshjeve tregtare nga Britania.