Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndezur skenën gjatë performancës së saj në Kia Forum në Los Anxhelos këtë të dielë, duke tërhequr vëmendjen me një sërë veshjesh provokuese dhe atraktive.
Ikona e pop-it, 30-vjeçare, po zhvillon aktualisht turneun e saj “Future Nostalgia: The Radical Optimism Tour” në Shtetet e Bashkuara, dhe tashmë ka marrë të gjitha letrat e mjekut pas një lëndimi të shpatullës.
Për performancën e saj të parë, Dua dukej mahnitëse teksa lëvizte në skenë me çorape rrjete dhe brekë të ngjitura. Ajo nxori në pah këmbët e tonifikuara me çorapet deri në kofshë me dizajn sequins dhe një palë çizme të zeza me taka. Për të kompletuar look-un, ajo vuri një bodysuit të ngjashëm me rrjetë mbi sytjen e zezë dhe pantallona të shkurtra, ndërsa mbante doreza prej dantelle.
Më vonë, këngëtarja ndryshoi stil duke veshur një fustan të tejdukshëm rozë me zbukurime, mbi një set të bardhë lingerie, dhe ndërkohë ndryshonte nga pallto e madhe e lëkurës artificiale krem te një bodysuit metalik ari, duke i shtuar energji performancës së saj.
Ky performancë vjen pas shfaqjes së saj të mëparshme në Teksas, ku ajo mahniti publikun me një bodysuit shkëlqyes dhe koreografi me Dallas Cowboys Cheerleaders, duke shfaqur një performancë plot energji dhe argëtim.
Dua nuk kurseu emocionet edhe në Instagram, ku postoi foto dhe video nga nata, duke shkruar:
“DALLAS, çfarë dy netë të pabesueshme!!! Një show plot me miqtë tanë!!! Faleminderit që ishit me mua mbrëmë!!! Wow wow wow! Pothuajse nuk fjetëm fare nga adrenalina.”
Sipas mediave britanike, javën e kaluar fansat u alarmuan pasi panë shenja të errëta në shpatullën e saj. Këngëtarja është kontrolluar nga një radiolog dhe ka marrë të gjitha letrat e mjekut për të vazhduar turneun, duke u ndihmuar edhe nga seanca fizioterapie për rikuperim të plotë.
Dua tani do të udhëtojë në Kaliforni për një seri koncertesh në Kia Forum, duke filluar më 4 tetor.
Nga ana tjetër, mediat kanë raportuar se Dua dhe i fejuari i saj, Callum Turner, po kërkojnë një vilë luksoze 9 milionë paund në zonat e diellit si Marbella ose Andalucia, për të gjetur privatësi dhe qetësi. Çifti, i cili do të kurorëzohet së shpejti, ka nisur edhe biznesin e përbashkët në prodhimin e filmave, me kompaninë TwentyTwo Films Limited, duke i shtuar një dimension tjetër marrëdhënies së tyre. /GazetaExpress/
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...