Dua Lipa me koncert virtual në fund të nëntorit - Gazeta Express
string(47) "dua-lipa-me-koncert-virtual-ne-fund-te-nentorit"

Dua Lipa me koncert virtual në fund të nëntorit

Gazeta Express

03/11/2020 13:21

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa i ka ftuar fansat ta shoqërojnë atë në koncertin virtual me titull “Studio 2054” në fund të nëntorit.

Këtë e bëri të ditur vet këngëtarja, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Lexo Edhe:

Ajo si duket do të interpretoj ‘live’, në këtë kohë kur gjithçka është ndërprerë  për shkak virusit, por si duket dua do të jetë kësaj here afër fansave edhe në mënyrë virtuale.

“Studio 2054” do të jetë një mbrëmje e mbushur me vallëzim, muzikë aktrim dhe shumëçka tjetër, të gjitha këto do të mbahen në një formë më ndryshe, duke u mbajtur virtualisht.

Ndërkohë pritet që ajo t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë. Gjatë performancave ajo po ashtu do të shoqërohet nga disa muzikant, balerinë, akrobat të ndryshëm, dhe mysafirë special identiteti i së cilëve po mbahet i fshehtë.