Dua Lipa kryeson listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë - Gazeta Express
string(59) "dua-lipa-kryeson-listen-e-100-njerezve-me-me-ndikim-ne-bote"

Dua Lipa kryeson listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë

Rozë

Gazeta Express

18/02/2021 12:20

Prestigjiozja “Time” publikoi listën e dytë të përvitshme me 100 njerëzit që “do t’i japin formë të ardhmes”. Kështu i quajnë kryeredaktorët dhe drejtorët ekzekutivë të gjithë emrat e renditur në “Time100 Next”, ku mes tyre gjendet dhe ai i Dua Lipës. 

Nga 6 kopertinat e këtij numri njëri prej tyre i përket këngëtares së famshme falë kontributit dhe talentit të jashtëzakonshëm që ka dhënë në muzikë në kaq pak kohë.

Lexo Edhe:

“Të gjithë të renditurit në këtë listë janë të destinuar të bëjnë histori. Në fakt, kanë bërë që tani.”- u shprehën kryeredaktorët e Time.

Në artikullin e shkruar nga Kylie Minogue për Dua Lipën thuhej:

“Ajo është një yll që shkëlqen në kozmosin e pop-it. Vetëm brenda 4 viteve ia doli të publikojë 2 albume muzikore. Sot, arritjet e saj janë të jashtëzakonshme, duke marrë parasysh faktin që është vetëm 25-vjeç. Eshtë e sjellshme, e zgjuar dhe unë si miliona njerëz të tjerë i kemi sytë drejt saj dhe presim gjithmonë e më shumë nga Dua Lipa.”