Dua Lipa jep leksione vallëzimi - Gazeta Express
string(31) "dua-lipa-jep-leksione-vallezimi"

Dua Lipa jep leksione vallëzimi

Rozë

Gazeta Express

06/01/2021 13:35

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, së fundmi ka pozuar për ballinën e revistës së famshme “British Vogue”.

Ajo u shfaq me një stil krejt ndryshe në fotografitë e realizuara për këtë revistë, duke pozuar me flokë të shkurtra bionde.

Lexo Edhe:

E teksa ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën, Dua ka realizuar edhe një set të veçantë vallëzimi në një video, në tentim për t’i mësuar fansat e saj se si të kërcejnë.

 “Ju kurrë nuk do të jeni një valltare aq e mirë sa Dua Lipa , por siç thotë ajo vetë, ky nuk është justifikim për të mos u përpjekur.

Ylli i kopertinës së muajit shkurt ka kthyer dorën e saj për të dhënë një mësim për Vogue U”, shkruan Vogue.

Ajo ka treguar aftësitë që ka zotëruar si një nga artistët më të mirë në botë: nga thirrja e pranisë në skenë; deri te këshillat për të mësuar koreografinë

 “Basti juaj më i mirë është të bëheni me të vërtetë të famshëm, atëherë njerëzit do t’ju japin pak më shumë kohë për ta marrë atë”, tha Dua përgjatë videos.

Artistja me prejardhje nga Kosova i ka motivuar fansat e saj se si të bëjnë lëvizje nga më të ndryshme, duke ndërtuar një koreografi interesante.