Dua Lipa e përlotur pas pjesëmarrjes në “Lollapalooza” - Gazeta Express
string(52) "dua-lipa-e-perlotur-pas-pjesemarrjes-ne-lollapalooza"

Rozë

Gazeta Express

31/07/2022 10:16

Dua Lipa e përlotur pas pjesëmarrjes në “Lollapalooza”

Rozë

Gazeta Express

31/07/2022 10:16

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ka konsideruar performancën e saj në “Lollapalooza” një moment historik në karrierën e saj.

Plot 120.000 persona kënduan dhe kërcyen me këngëtaren shqiptare duke i falur asaj emocione dhe lot gëzimi.

Lexo Edhe:

Përmes një reagimi në Instagram, Lipa shkruan se performanca e saj e parë ishte në 2016 dhe kishte shpresuar të kthehej sërish, por duke parë turmën të rritej.

“Nata e kaluar ishte një moment historik për mua në karrierën time dhe unë jam përpjekur të gjej fjalët gjatë gjithë mëngjesit. Jam shumë mirënjohëse për çdo hap në këtë rrugëtim që më solli këtu në këtë moment, të jem në gjendje ta bëj këtë shfaqje për ju. Faleminderit të gjithëve që besojnë te mua mjaftueshëm për të më vendosur në këto skena. Unë nuk do ta harroj kurrë ‘Lollapaloozën’ time të parë në Çikago më 29 korrik 2016. Kisha këtë dëshirë të vazhdoja të kthehesha dhe të shihja turmën të rritet pak më shumë. Ky është viti im i tretë në Lolla dhe performanca ime e 5-të këtu – nuk do të mund të kisha bërë asnjë nga këto pa grupin tim të jashtëzakonshëm, këngëtarët e mi, kërcimtarët dhe ekipin tim që japin zemrat e tyre natë pas nate. Jam e nderuar që mund të ndaj skenën me ju të gjithë dhe t’ju shikoj duke shkëlqyer. Unë jam shumë krenare dhe e lumtur, nuk mund të kërkoja diçka më të bukur. E mbushur me dashuri dhe mirënjohje. Faleminderit Chicago! Me lot gëzimi!”, shkruan Dua. 

Dua e nisi performancën me këngën e saj hit “Physical” nga albumi i saj fitues i çmimit Grammy 2020 “Future Nostalgia”, i cili përmban disa hite të mëdha disko dhe pop elektronik.

E veshur me një jumpsuit me shkëlqim, ajo këndoi më pas “Love Again” dhe “Levitating” – të dyja këngët janë nga albumi i saj i vitit 2020.

‘Lollapalooza’ është një festival vjetor muzikor katër-ditor që mbahet në ‘Grant Park’ në Çikago. Fillimisht filloi si një ngjarje turne në 1991, por disa vite më vonë e bëri Chicagon vendndodhjen e përhershme për festivalin vjetor të muzikës. ‘Lollapalooza’ është një nga festivalet më të mëdha dhe më ikonike të muzikës në botë dhe një nga më jetëgjatët në Shtetet e Bashkuara./Abcnews.al/