Dua Lipa dhe i fejuari Callum Turner, një natë romantike në Paris - Gazeta Express
string(64) "dua-lipa-dhe-i-fejuari-callum-turner-nje-nate-romantike-ne-paris"

Yjet

Gazeta Express

28/01/2026 20:18

Dua Lipa dhe i fejuari Callum Turner, një natë romantike në Paris

Yjet

Gazeta Express

28/01/2026 20:18

Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, u panë duke ecur dorë për dorë në një dalje romantike në Paris të hënën mbrëma, gjatë javës së modës.

Këngëtarja, 27 vjeçe, mbante një fustan të bardhë me kopsa dhe çizme lëkure deri në gju, duke ekspozuar këmbët e saj të gjata, ndërsa Callum zgjodhi një pamje më të thjeshtë me xhinse dhe pallto të zezë. Dua mbante një çantë Chanel me ngjyrë beige e zezë dhe veshi vathë të trashë.

Të dy dukeshin më të lumtur se kurrë teksa largoheshin nga Grand Palais, duke shfaqur dashurinë e tyre përpara publikut.

Të martën, Dua bëri përsëri bujë me një kostum të verdhë dhe të zi Chanel me fund ngjitës deri në gju dhe një çantë të përshtatur me të, duke u ulur në radhën e parë të spektaklit Haute Couture.

Dua dhe Callum filluan lidhjen në janar 2024 dhe konfirmuan fejesën në qershor të këtij viti.

Pas një viti të suksesshëm në karrierën e saj, Dua ka shtuar një pasuri prej rreth 80 milionë eurosh, sipas të dhënave të kompanisë së saj Radical22 Live, e cila raportoi një xhiro prej 52 milionë eurosh dhe fitime para taksave prej 6,8 milionë eurosh.

Këngëtarja ka të ardhura edhe nga shitjet e muzikës live dhe nga kompania tjetër, Radical22, duke e bërë të mundur një dasmë luksoze kur të martohet me Callum Turner, 35 vjeç.

Pas përfundimit të turneut Radical Optimism në Meksikë dhe premierës së filmit të Callum në Nju Jork, çifti festoi me pushime para Krishtlindjes në Meksikë.

Në Instagram, Dua ndau foto nga 2025, duke përfshirë unazën e saj të fejesës me diamant prej 28,000 eurosh, dhe shkroi: “Gati për 2026 – gjithçka bëhet më e mirë!” /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement