Dua i falënderon të gjithë që e mbështetën gjatë të 20-ve, e përmend edhe “Sunny Hill”-in - Gazeta Express
string(86) "dua-i-falenderon-te-gjithe-qe-e-mbeshteten-gjate-te-20-ve-e-permend-edhe-sunny-hill-in"

Rozë

Gazeta Express

24/08/2025 10:26

Dua i falënderon të gjithë që e mbështetën gjatë të 20-ve, e përmend edhe “Sunny Hill”-in

Rozë

Gazeta Express

24/08/2025 10:26

Këngëtarja Dua Lipa ka falënderuar të gjithë adhuruesit e saj për urimet në ditëlindjen e saj të 30-të, të cilën e festoi dje. Në një postim emocionues në Facebook, ajo ka shprehur se dekada e fundit e jetës së saj ka qenë e mbushur me magji të pastër. Lipa mbylli dje kapitullin e të 20-ve, duke hyrë në një epokë të re.

Kosovarja theksoi se të njëzetat e saj nuk ishin pa sfida dhe momente të vështira, por ishin gjithashtu të mbushura me dashuri, gëzim dhe mësime të paçmuara.

“Jam thellësisht mirënjohëse për çdo hap të udhëtimit dhe gjithçka që ka kontribuar në këtë arritje. Jam pafundësisht mirënjohëse për familjen time, veçanërisht për prindërit e mi, ju jeni zemra e gjithçkaje. Falë jush, unë, Rina dhe Gjini kemi ndjerë gjithmonë se bota ishte në duar tona dhe çdo ëndërr ishte e mundshme”, u shpreh Dua.

Ajo gjithashtu e shprehu mirënjohjen për të dashurin, miqtë dhe ekipin që ka punuar me të për vite me radhë.

Dua nuk la pa përmendur edhe adhuruesit e saj, të cilët e mbështetën në çdo koncert dhe ngjarje, duke theksuar festivalin “Sunny Hill”.

“Faleminderit të gjithëve që keni lexuar një histori në ‘Service95’, jeni bashkuar me klubin tonë të librit ose keni vallëzuar me ne në ‘Sunny Hill’. Më keni ndihmuar të ndihem krenare dhe e përmbushur në mënyra që nuk i kam menduar kurrë”, përfundoi ajo. /Klankosova.tv