Dronët “Skydagger”, Ministri i Mbrojtjes së Serbisë telefonon komandantin e KFOR-it - Gazeta Express
string(80) "dronet-skydagger-ministri-i-mbrojtjes-se-serbise-telefonon-komandantin-e-kfor-it"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 6:53

Dronët “Skydagger”, Ministri i Mbrojtjes së Serbisë telefonon komandantin e KFOR-it

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 6:53

Kosova është furnizuar me dronë kamikazë “Skydagger” nga Turqia.

Pas kësaj, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kritikoi Turqinë për këtë veprim.

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga armatosja e vazhdueshme e autoriteteve të Prishtinës”, tha Vuçiq në një postim në rrjetet sociale të mërkurën.

Këtë deklaratë të Vuçiqit e kundërshtoi ashpër presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se “Vuçiqi mendon se mund ta kërcënojë Turqinë sikurse bën me fqinjët e vet”.

E në ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi se Gjenerali Millan Mojsilloviq, zhvilloi një telefonatë “urgjente” me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, për të diskutuar armatimin e vazhdueshëm të Kosovës, përfshirë edhe dorëzimin e fundit të dronëve turq “Skydagger RTF 15”.

Gjatë bisedës, siç raportojnë mediat në Serbi, Mojsilloviq “protestoi fuqishëm kundër armatimit të vazhdueshëm të Kosovës, duke e përshkruar atë si një shkelje flagrante të Rezolutës 1244”.

Mojsilloviq citohet të ketë thënë po ashtu se “veprime të tilla dërgojnë një sinjal të rrezikshëm, duke kërcënuar jo vetëm sigurinë e Kosovës”… “por edhe atë të të gjithë Ballkanit Perëndimor”.