Dronët rusë, MEPJ krah Polonisë: Solidarizohemi me aleatin tonë - Gazeta Express
string(61) "dronet-ruse-mepj-krah-polonise-solidarizohemi-me-aleatin-tone"

Shqiperi

Gazeta Express

10/09/2025 14:29

Dronët rusë, MEPJ krah Polonisë: Solidarizohemi me aleatin tonë

Shqiperi

Gazeta Express

10/09/2025 14:29

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shprehur solidaritetin me Poloninë pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të saj.

Në një reagim në rrjetet sociale, MEPJ shpreh shqetësimin me aleatin e NATO-s dhe thekson se përshkallëzimet e tilla kërcënojnë sigurinë europiane.

“Thellësisht të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë gjatë sulmit të madh të natës së kaluar ndaj Ukrainës. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë Poloni dhe me NATO-n. Këto përshkallëzime të rrezikshme kërcënojnë sigurinë evropiane dhe nuk do të pengojnë unitetin tonë”, deklaroi MEFA.

Kujtojmë se gjatë natës 19 dronë rusë fluturuan në qiejt e Polonisë duke shkelur hapësirën ajrore të një vendi anëtar të NATO-s.