Drogë me jaht nga Karaibet në Greqi, koka e grupit një shqiptar


Gazeta Express
25 Janar 2020 17:45

Publikohen pamjet e para të kokainës së sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Deri tani janë tetë persona të arrestuar, ndërkohë mediat greke theksojnë se koka e kartelit kriminal të drogës është një shqiptar.

Gjatë operacionit janë sekuestruar përpos 1.3 ton drogë dhe kallashnikovë dhe pistoleta. Pakot e kokainës kanë mbishkrime të ndryshme, njëra prej tyre është “ALF 007”.

CNN.gr thekson se shqiptari është një person shumë i njohur në fushën kriminale.

Itinerari i ngarkesës prej 1.3 ton kokaine, ishte nga ishujt Vincent në Karaibe dhe ishte transportuar me jaht deri në lindje të Greqisë, ku ishte vendosur në disa dhoma me qira në një zonë të banuar të Astakos.

Droga mësohet se do të nxirrej jashtë territorit të shteti grek ndërsa kjo do të bëhej nga persona të tjerë.

Tre grekë janë arrestuar gjithashtu ditën e sotme gjatë operacionit por nuk dihet nëse nga të arrestuarit është dhe shqiptari të cilin e konsiderojnë si ‘organizatori’.

Te fundit


Kthehu lart