Drogë e dërguar me postë nga Anglia në Durrës, arrestohen 2 të rinj (VIDEO) - Gazeta Express
string(72) "droge-e-derguar-me-poste-nga-anglia-ne-durres-arrestohen-2-te-rinj-video"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 13:02

Drogë e dërguar me postë nga Anglia në Durrës, arrestohen 2 të rinj (VIDEO)

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 13:02

Operacioni “Green mail 2” mund të shërbejë për të frymëzuar një skenar filmi. Në vendin e quajtur “Rrethrrotulli”, Plepa, Durrës, policia ka ushtruar kontroll në taksinë me të cilën udhëtonte drejt Tiranës, një 18 vjeçar. Si rezultat i kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako kartoni, brenda të cilave ndodheshin 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 340 gramë.

Nga hetimet ka rezultuar se pakot kanë ardhur me postë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri dhe se porositësi i tyre është një tjetër 18 vjeçar. Ky i fundit ka dërguar dikë për t’i marrë pakot nga vendi i mbërritjes (Durrës) dhe për t’i sjellë në Tiranë.

Lexo Edhe:

Si rezultat i të cilit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: -M. V., 18 vjeç dhe D. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ky është operacioni i dytë policor i zhvilluar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar. Operacioni policor i koduar “Green mail” u zhvillua më 30 qershor 2022 dhe si rezultat u sekuestruan rreth 1.3 kilogramë kanabis dhe u vunë në pranga 2 shtetas.

/Gazeta Express