Driton Selmani ‘Everything We Do Is Really, Really Brilliant’ - Gazeta Express
string(58) "driton-selmani-everything-we-do-is-really-really-brilliant"

Arte

Gazeta Express

20/12/2022 15:32

Driton Selmani ‘Everything We Do Is Really, Really Brilliant’

Arte

Gazeta Express

20/12/2022 15:32

Të enjten, më fillim nga ora 19:00 do të performohet video instalacioni i artistit Driton Selmani, në ‘7 Arte’ në Mitrovicë.

Driton Selmani, në kuadër të programit të Green Fest nën temën “Tfillo”, në galerinë 7 në Mitrovicë, do të shfaqë punën me titull: Everything we do is really, really brilliant. Një film eksperimental, i shoqëruar nga një pjesë e krijuar posaqërisht për veprën nga Tristan Halilaj, i cili ka performuar mbi video instalcionin në trumpetë.

Vepra bazohet tek pozicioni dhe barra njerëzore tek e ardhmja e panjohur, si dhe në parashikimet tona befasuese për efektin e algoritmeve që prodhojmë, duke injoruar kështu efektin e tyre në mjedisin jetësor përreth. Everything We Do Is Really, Really, Brilliant, (2022) shfaqet si një paralajmërim për transformimin e qenies njerëzore. Frika jonë nga natyra është kthyer në një kapacitet të paparë për ta kontrolluar atë, pra vet natyrën. E gjithë kjo duket se po çon në një bumerang kundër qenies më komplekse, por më pak të përgjegjshme në planet – ne.

Video Instalacioni dokumenton rrjedhën e lumit Lepenc (lumi me rrjedhën më të shpejtë në Kosovë) afër maleve të Sharrit, krejt rastësisht qartësia bëhet e pa qartë, duke e vënë në pikëpyetje të ardhmen dhe duke bashkuar fantazitë dhe ankthet tona në një përgjigje të vetme: se duke qenë në kufirin midis njeriut dhe hyjnores, ne, raca njerëzore, mbajmë përgjegjësinë e ditëve që do të vijnë! Dhe se vallëzimi edhe më i thjeshtë i mbetjeve tona në lum, duket si rituali i fundit tonë.

Kurator: Lulzim Hoti

/Express