Driton Selmanaj prezanton programin për Prizrenin, Abdixhiku: Ai foli jo vetëm si kandidat, por edhe si qyetar që e ndjen këtë vend - Gazeta Express
string(128) "driton-selmanaj-prezanton-programin-per-prizrenin-abdixhiku-ai-foli-jo-vetem-si-kandidat-por-edhe-si-qyetar-qe-e-ndjen-kete-vend"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 21:51

Driton Selmanaj prezanton programin për Prizrenin, Abdixhiku: Ai foli jo vetëm si kandidat, por edhe si qyetar që e ndjen këtë vend

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 21:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook për programin e kësaj partie në Prizren me kandidatin Driton Selmanaj.

Ai ka thënë se Dritoni shpalosi projektet për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, turizmin dhe kulturën e këtij qyteti.

“Sonte në Prizren, kandidati ynë Driton Selmanaj prezantoi programin që i jep qytetit drejtimin që meriton. Me përvojë, përkushtim dhe vizion të qartë, Dritoni shpalosi projektet për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, turizmin dhe kulturën e këtij qyteti. Ai foli me përgjegjësi e me dashuri për Prizrenin, jo thjesht si kandidat, por si qytetar që e njeh dhe e ndjen këtë vend”.

“Prizreni meriton një ludhëheqës dhe një ekipë që i ngjan qytetit: të hapur, punëtor, kreativ dhe të drejtë. Pikërisht këtë udhëheqje ofron Lidhja Demokratike. Me të, bashkë ndërtojmë një Prizren që ecën përpara”, ka shkruar Abdixhiku. /Gazeta Express