LDK në Prizren do të ketë 44 kandidatë për asamble komunale.
Listën e plotë e publikoi Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit.
Ai tha se ekipi përbëhet nga profesionistë të dalluar, aktivistë të përkushtuar dhe përfaqësues të fuqishëm të çdo lagjeje, komuniteti dhe grupmoshe në qytetit të Prizrenit.
“Të dashur qytetarë të Prizrenit, Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Prizren. Pas takimeve dhe konsulltimeve të shumta, me krenari dhe përgjegjësi të lartë, ju prezantojmë listën tonë zgjedhore për Asamblenë Komunale të Prizrenit – një ekip të përbërë nga profesionistë të dalluar, aktivistë të përkushtuar dhe përfaqësues të fuqishëm të çdo lagjeje, komuniteti dhe grupmoshe në qytetin tonë”.
“Ju siguroj se kjo listë është ndërtuar mbi parime të meritës, përfaqësimit të barabartë dhe angazhimit të sinqertë qytetar. Prizreni ka nevojë për përfaqësues të ndershëm dhe që e duan qytetin tonë si shtëpinë e tyre. Me këtë listë, ne ofrojmë pikërisht këtë, njerëz të pastër, të përkushtuar dhe të aftë për ta çuar Prizrenin përpara! Na jepni mbështetjen tuaj – dhe bashkë do të ndërtojmë Prizrenin që e duam dhe e meritojmë!12 tetori është dita juaj! LDK është gati për Prizrenin tonë”, ka thënë Selmanaj. /Gazeta Express