Driton Selmanaj: Familjet me përkujdesje sociale do t’i ndihmojmë me 500 euro, askush s’duhet të flejë me frikë se si do të kalojë të nesërmen - Gazeta Express
string(138) "driton-selmanaj-familjet-me-perkujdesje-sociale-do-ti-ndihmojme-me-500-euro-askush-sduhet-te-fleje-me-frike-se-si-do-te-kaloje-te-nesermen"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 19:32

Driton Selmanaj: Familjet me përkujdesje sociale do t’i ndihmojmë me 500 euro, askush s’duhet të flejë me frikë se si do të kalojë të nesërmen

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 19:32

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka premtuar se nëse ai fiton zgjedhjet, çdo familje që merr përkujdesje sociale do të ketë një ndihmë nga komuna në vlerën prej 500 eurosh.

Selmanaj, ka deklaruar edhe se këtë do ta bëjë pasi që askush nuk duhet të flejë me frikën se si do ta kalojë ditën e nesërme.

Postimi:

Asnjë familje në Prizren nuk duhet të jetojë me mungesë dinjiteti.

Ky është zotim i prerë dhe i patjetërsueshëm: çdo familje që merr përkujdesje sociale do të ketë një ndihmë nga komuna në vlerën prej 500 eurosh.

Ky nuk është thjesht një premtim politik. E kemi bërë pjesë të kontratës sonë me qytetarët. Sepse askush nuk duhet të flejë me frikën se si do ta kalojë ditën e nesërme.

Unë besoj se politika merr kuptim vetëm kur prek jetën e njeriut, kur e ngre atë lart, e jo kur e lë pas.

Dhe këtë do ta bëjmë së bashku – me përgjegjësi, me zemër dhe me punë të ndershme.

Më shumë rreth programit tim dhe vizionit tim për një Prizren të barabartë, të fuqizuar dhe gjithëpërfshirës, mund ta gjeni duke vizituar: www.prizrenipertej.com

#PrizreniPertej #DritonSelmanaj #113 See less