Driton Lajçi shpalosi të kaluarën nga 97-ta dhe programin për arsimin ma mirë - Gazeta Express
string(77) "driton-lajci-shpalosi-te-kaluaren-nga-97-ta-dhe-programin-per-arsimin-ma-mire"

Zgjedhjet

Gazeta Express

03/02/2025 20:17

Driton Lajçi shpalosi të kaluarën nga 97-ta dhe programin për arsimin ma mirë

Zgjedhjet

Gazeta Express

03/02/2025 20:17

Driton Lajçi i cili është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, me numrin 97 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), më anë të një video-mesazhi, ka ndarë sekuenca që nga koha e tij në moshën rinorë përballë forcave paramilitare serbe në Protestat e 1 Tetorit 1997-të, e deri tek vizioni i PDK-së për një “Kosovë Ma Mirë”.

“Unë isha i ri, atdheu imë Kosova ishte  okupuar. Dogje na ishte rrëmbyer më dhunë nga Serbia. Ishte bërë jeta e padurueshme okupimi, por ne me 1 Tetor 1997-të, shpërthyem kundër atyre diajve. Duke i dalë përballë makinerisë vrastare policore serbe më shumë mund dhe sakrifica e fituam lirinë dhe e rikthyem Universitetin e Prishtinës në duart e studentëve, profesorëve. Andaj,  Ne nuk do të harrojmë kurrë. Por, sot ndërtojmë kushte bashkëkohore, punë, perspektive për studentë, arsim për tregun e punës pagë dhe jetë të dinjitetshme për secilin mësimdhënës dhe staf administrative. Ky është pra programi i kandidatit për kryeministër zotëri Bedri Hamza. Arsimi të jap prioritet, sepse Ne mundemi ma mirë. Voto Partinë Demokratike të Kosovës 131 dhe mua Driton Lajçi më numër 97-të”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement