Driton Kuka reagon pas suksesit të Distrias dhe Flakës sot në Lojërat Mesdhetare - Gazeta Express
string(80) "driton-kuka-reagon-pas-suksesit-te-distrias-dhe-flakes-sot-ne-lojerat-mesdhetare"

Driton Kuka reagon pas suksesit të Distrias dhe Flakës sot në Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Gazeta Express

29/06/2022 21:02

Xhudoja sot i solli medalje Kosovës në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Distria Krasniqi sot e fitoi medaljen e artë, kurse Flaka Loxha të bronztën.

Lexo Edhe:

Krasniqi ishte e pakompromis në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke e fituar çdo ndeshje.

Në anën tjetër, Flaka Loxha fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pas këtij suksesi, ka ardhur reagimi nga trajneri i tyre, Driton Kuka.

Dita 1. Një e artë, një e bronztë, një vend i shtatë. Lojërat Mesdhetare Algjeri .Kosova power”, shkroi Kuka.

Erza Muminoviq u rendit në pozitën e shtatë. /Gazeta Express/