Trajneri i famshëm i xhudos, Driton Kuka, është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen e trajnerit 38-vjeçar të karatesë, Flamur Shashën, i cili ndërroi jetë pas infektimit me Covid-19.
Federata e Karatesë e Kosovës bëri të ditur sot se trajneri i njohur kosovar, 38-vjeçari Flamur Shasha, ka nderuar jetë si pasojë e infektimit me virusin Covid-19, transmeton Gazeta Express.
Ky lajm e ka tronditur trajnerin e xhudos Driton Kuka, i cili e shfrytëzoi llogarinë e tij në Facebook për të reaguar ndaj këtij lajmi.
“Pusho në paqe miku im Flamur! Lajm i trishtë humbja jote,na tronditi të gjithëve”, shkroi Kuka në llogarinë e tij në Facebook.
“Qyteti i Pejës sot humbi një ish sportist e trener të madh”.
“Do të kujtojmë gjithmonë e Diani po ec rrugës tande e po bahet sportist shembullor dhe do jetë krenar gjithmonë me veprat tua”. /Gazeta Express/