Driton Kuka reagon pas keqpërdorimit të emrit të tij - Gazeta Express
string(52) "driton-kuka-reagon-pas-keqperdorimit-te-emrit-te-tij"

Sport

Gazeta Express

21/05/2023 23:09

Driton Kuka reagon pas keqpërdorimit të emrit të tij

Sport

Gazeta Express

21/05/2023 23:09

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar ndaj një audio të publikuar ku pretendohet se ishte zëri i tij.

Në atë audio është paraqitur një person në emrin e Kukës duke folur me një grua, shkruan Gazeta Express.

Kuka, përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, bëri të ditur se personin në fjalë e ka paraqitur në organet e drejtësisë.

Reagimi i plotë nga Kuka (pa ndërhyrje):

“Reagim publik!

Ky njeri qe po e postoj më poshtë ka postuar në fb të tij një audio që është realizuar nga një njeri që ishte i njohur për hajgaret e tij në tel në emër të njerëzve të ndryshem!

E kishte ba një thirrje telefonike në emër timin tash e 15 vite më parë.

Po e postoj audion në të cilën ky njeri më poshtë i është referuar që e kam ba unë me të cilën shihet për çka bahet fjalë!

Për më tepër kam lajmëruar organet e drejtësisë për rastin!

Mu desht të reagoj publikisht dhe kushdo që e njeh personin në foto ta informoj që do përballet me drejtësi për shpifje dhe fyerje!”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement