Driton Kuka mirëpret vendimin për rifillimin e stërvitjeve - Gazeta Express
string(58) "driton-kuka-mirepret-vendimin-per-rifillimin-e-stervitjeve"

Driton Kuka mirëpret vendimin për rifillimin e stërvitjeve

Gazeta Express

02/06/2020 12:29

Trajneri i famshëm i xhudos, Driton Kuka, e ka mirëpritur vendimin për rinisjen e stërvitjeve për klubet sportive në Kosovë, përderisa iu uroi rifillim të mbarë të gjithë sportistëve të vendit.

Të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë u ndërprenë në mars, pas përhapjes së virusit Covid-19 në botë, që u shpall edhe pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Driton Kuka dhe xhudistët e njohur të Kosovës ishin izoluar në klubin e Kukës në Pejë dhe kështu kishin mundësi t’i vazhdonin stërvitjet.

Megjithatë, lehtësimi i masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit tani bën që të gjitha klubet sportive në vend të mundë t’i rinisin stërvitjet.

“Njoftim nga KOK për federatat dhe klubet për rinisjen e stërvitjeve! Dje nga Komiteti Olimpik i cili në bashkëbisedim me Ministritë e Sportit dhe Shëndetësisë si dhe IKSHPK u njoftuam që u dha drita e gjelbër për rifillimin e stërvitjeve për klubet sportive nê Kosovë”, shkroi Kuka në llogarinë e tij në Facebook.

“Sugjerimet dhe protokolet e mënyrës së stërvitjeve ne si federatë do ju dërgojmë në mail klubeve të xhudos, masa të cilat duhet përfillur me kujdes dhe përgjegjësi”

“Rifillim të mbarë dhe me përkushtim e punë drejt sukseseve të reja për të gjithë sportistët e vendit tonë”. /Gazeta Express/