Driton Kuka i është gëzuar lajmit që e dha sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku për jetësimin e qendrës nacionale të xhudos në Pejë.
Trajneri më i suksesshëm në histori të Kosovës e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke u shprehur se ëndrra po bëhet realitet pasi vendi i medaljeve olimpike, botërore e evropiane po bëhet me kushte optimale për punë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Driton Kukës në Facebook. /Gazeta Express/