Driton Kuka është shpërblyer sot me një tjetër çmim.
Trajnerit të suksesshëm i xhudos në fakt i është dhënë titulli “Doctor Honoris Caus” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina, siç mund ta shihni duke klikuar KETU
Kjo ceremoni është mbajtur sot në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.
Trajnerit më të mirë në botë të xhudos iu dha ky titull i nderit për kontributin e dhënë në sport dhe për promovimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.
Kuka i ka fituar tri medalje të arta me garueset e saj, përfshirë këtu Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.
Gjithashtu, si trajner i ka udhëhequr me sukses garuesit e tij drejt titujve evropianë dhe botërorë.
Ai konsiderohet si një vlerë kombëtare.
Kuka është ndier i nderuar dhe i privilegjuar me këtë vlerësim dhe titull të fituar. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...