Driton Hajredini fitues i çmimit “Muslim Mulliqi”, ekspozita e mbrëmshme më lloj-llojshmëri artistike - Gazeta Express
string(98) "driton-hajredini-fitues-i-cmimit-muslim-mulliqi-ekspozita-e-mbremshme-me-lloj-llojshmeri-artistike"

Driton Hajredini fitues i çmimit “Muslim Mulliqi”, ekspozita e mbrëmshme më lloj-llojshmëri artistike

Arte

Donjeta Abazi

02/02/2023 15:31

Mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap Bienalja Ndërkombëtare Çmimi “Muslim Mulliqi”- edicioni i 14, ekspozitë në të cilën ishin pjesëmarrës 25 artistë. Bazuar në vendim të jurisë e përbërë nga: Ivana Vaseva, Ardian Isufi dhe Raino Isto, fitues i Çmimit “Muslim Mulliqi” u përzgjedh Driton Hajredini.

Në hapje të ekspozitës e mori fjalën Alisa Gojani e cila u shpreh falënderuese për stafin e Galerisë Kombëtare në mundësimin e kësaj ekspozite.

Lexo Edhe:

“Para se t’i japë fjalën kuratorit të ekspozitës dua ta falënderoj stafin e Galerisë që e kanë bërë të mundur realizimin e kësaj ekspozite”. Alisa Gojani-Berisha

Kuratori Raimund Stecker ishte i lumtur që ishte në Kosovë dhe qe po ndante eksperienca me artisët tanë.

“Jam i gëzuar që jam këtu sot. Vetëm disa fjalë ideja e këtij eventi , ideja që të bëhen bashkë artistë rreth Kosovës është diçka shumë e mirë” Raimund Stecker

Arsyetimi i jurisë e lexoi Ardian Isufi, njëri nga pjesëtarët e jurisë:

“Kemi pas një lloj dëshire që ne se bashku shqiptaret të jemi pjesë e sistemit të artit bashkëkohor në këtë kontest dua të falënderoj edhe kuratorin edhe Galerinë. Mbi të gjitha me vjen mirë që patëm një diskutim shumë konstruktiv për të zgjedhur më të mirin nder më të mirët pra ka qenë një diskutim ndërmjet punëve qe janë shumë kompetitive por gjithsesi në mënyrë unanime ram dakord, ram në një konkluzion të përbashkët. Prandaj vendosem që vepra e Driton Hajredinit të jetë  vepra fituese”.

Video instalacionet e Driton Hajredinit u shpërblyen me vendin e parë dhe në lidhje me veprën artistike është edhe një përshkrim:

“Në videot e tij Driton Hajredini trajton raportin qendër- margjinë në botën e sotme artistike. Individi mund të zhvillojë prirjet e aftësitë e tij për t’u bërë artist, por nëse vjen nga margjinat e botës dhe shoqërisë atij i duhet t’i kapërcej disa barriera shtesë të adaptimit dhe të njohjes, që ndonjëherë kushtëzojnë edhe qenien e tij. Një artist nga Lindja me prejardhje të dyshimtë etnike dhe fetare, në rastin konkret një shqiptar nga Kosova dhe musliman, është i detyruar që të shpenzojë energji shtesë dhe të kacafytet me problemet e sigurimit të së drejtës për qëndrim dhe të jetë në Perëndim, në mënyrë që pastaj të provojë që të ketë një karrierë prej artisti, ku as suksesi shpesh nuk e shpëtojnë nga damkat e prejardhjeve”.

Mes artistëve të shumtë ishin edhe punimet e fëmijëve me sindromën down të artistit Qazim Xhylani të cilat u ekspozuan duke shpërfaqur punën e artistit bashkë me një mesazh unik që e përcolli. Dhe punimet njëjtë siç e kanë edhe titullin kalonin tek publiku me një pozitivitet që vetëm fëmijët e buzëqeshur kanë fuqinë ta përcjellin.

“Njerëzit me sindromen down kanë kufizime në shkathtësi nga njerëzit e rëndomtë. Ata nuk dijnë të manipulojnë, gënjejnë, mashtrojnë, pa të cilat shkathtësi bota do të ishte vend më i mirë dhe më i buzëqeshur”.

Pati vepra artistike të frymave e zhanreve të ndryshme të realizuara secila në llojin e vet, padyshim siç thanë edhe përfaqësuesit e jurisë zgjedhja e fituesit do të ishte e vështirë ama që ishte e domosdoshme sepse artistët pjesëmarrës kishin një punë të vlerësuar nga njohës të artit.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri me 26 shkurt 2023.

/Express/