"Dritan Dajti mund të dalë vitin tjetër nga burgu" - Gazeta Express
string(48) "dritan-dajti-mund-te-dale-vitin-tjeter-nga-burgu"

“Dritan Dajti mund të dalë vitin tjetër nga burgu”

Gazeta Express

08/08/2020 14:04

Edhe gazetarja e njohur e kronikës Anila Hoxha ka kujtuar sot përvjetorin e vrasjes së katër dëshmorëve të policisë Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Samir Duçkollari, të vrarë nga Dritan Dajti më 7 gusht 2009 pranë plazhit Iliria në Durrës.

Por sipas gazetares, të gjithë, përveç datës kur ata u vranë duhet të kujtojnë edhe datat kur ata u rivranë dhe do të rivriten në vazhdim, duke çuar autorin Dajti drejt lirimit.

Lexo Edhe:

Nëpërmjet fakteve Anila Hoxha tregon një skemë të mirë-organizuar brenda organeve të Vettingut ku të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e çështjes Dajti të cilët kanë këmbëngulur për dënimin përjetë janë goditur dhe larguar nga sistemi.

Fuat Vjerdha gjyqtari i Apelit që votoi kundër zbritjes së dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin. U shkarkua!
Lindita Hoxha, gjithashtu kundër uljes së dënimit të përjetshëm . U shkarkua!
Prokurori Artan Bajrami përpara se të bënte rekursin në gjykatën e lartë për vendimin ndaj Dajtit, për çështje orësh u shkarkua dhe ai
Tani ka fjalë juristësh që parashikojnë : gjykata e lartë me kleçkën se dosja duhej rekursuar nga prokurori i çështjes ( Bajrami) dhe jo prokuror zëvendësues do vendosë rrezimin e rekursit.

Ne rast se kjo ndodh, Dajtit i mbeten në fuqi 25 vjet , dhe me kohën e para-burgosjes llogaritet që vjeshtën e 2021, të kthehet në shtëpi. Edhe pse mbase ndonjëri nga ju priste të kishte qenë në listën e regjimit 41 bis!
Ndaj veç të sotmes , si datë vrasjeje të dëshmorëve Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Samir Duçkollari, kujtoni edhe datat kur ata u rivranë dhe kur do rivriten në vazhdim./syri