Kampionia e Superligës së Kosovës, Drita ka njoftuar për transferimin më të ri të skuadrës.
Bardhekaltërit nga Gjilani kanë bërë me dije përmes një postimi në “Facebook” se kanë nënshkruar me një futbollist nga futbolli letonez.
Drita ka zyrtarizuar nënshkrimin me Kemehlo Nguena, i cili vjen në Kosovë nga Auda e Letonisë.
Francezi 25-vjeçar ishte pa klub që nga fillimi i janarit të këtij viti, pasi e mbylli aventurën me Audan.
Nguena, sipas “Transfermarkt” luan në pozitën e mesfushorit, mirëpo në sezonin e kaluar me Audan kishte shënuar dhjetë gola në 31 ndeshje – duke luajtur edhe në qendër të sulmit.
Më herët në karrierën e tij, ai ka luajtur për Rigan, po ashtu në Letoni, dhe për Slavia Sofian në Bullgari.
Ai ka dalur nga akademia e Troyes, skuadrës franceze./GazetaExpress/