Drita vendos ta paditë UEFA-n, angazhon avokat për çështjen - Gazeta Express
string(58) "drita-vendos-ta-padite-uefa-n-angazhon-avokat-per-ceshtjen"

Drita vendos ta paditë UEFA-n, angazhon avokat për çështjen

Gazeta Express

12/08/2020 21:26

UEFA ka vendosur sonte që finalja e preliminarëve në mes të Dritës dhe Linfield të regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3 në të mirë të klubit irlandez

Në një komunikatë që UEFA ka dërguar në mbrëmje në zyrat e kampionit kosovar i është thënë se ata kanë humbur ndeshjen për shkak se “autoritetet zvicerane kanë sugjeruar 10 ditë karantinë për skuadrën kosovare, kurse ndeshja mund të zhvillohet vetëm brenda 48 orëve.

Lexo Edhe:

Për klubin gjilanas ky vendim ishte tepër i habitshëm se si një institucion si UEFA kishte marrë një vendim të tillë.

Madje, ata e kanë konsideruar vendimin të nxituar.

“Arsyeja kryesore të këtij vendimi është sepse ndeshja nuk ka mundur të shtyhet më shumë se tre ditë (14 Gusht), e ku sipas vendimit thuhet se Autoritetet zvicerane kanë kërkuar karantinim për 10 ditët në vazhdim për ekipin tonë, e shumë arsye të tjera që nuk kanë të bëjnë me ne si klub por me organizatorin e këtij kompeticioni e që ka qenë vet UEFA organizatore!”.

“Tani neve si klub na mbetet që këtë çështje ta dorëzojmë në duart e avokateve për t’i ndjekur deri në fund të gjitha rrugët ligjore”, shkruhet në komunikatën e Dritës. /GazetaExpress/

VENDOS UEFA: Humbim ndeshjen ne tavolin me rezultat zyrtare 3:0!Sapo jemi njoftuar nga organet e UEFA-se qe shkalla e…

Publiée par Drita FC sur Mercredi 12 août 2020