Me dy ndeshjet e zhvilluara sot është mbyllur edhe java e 17-të dhe e parafundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës.
Drita triumfoi në derbin ndaj rivalit lokal, Gjilanit, me rezultatin minimal 0:1, shkruan Gazeta Express.
Kjo ndeshje u vendos në pjesën e dytë, me golin e Blerim Krasniqit (67′).
Drita pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe renditet e dyta në tabelë, aq sa ka edhe Llapi si i treti. “Intelektualët” mbeten shtatë pikë prapa liderit, Ballkani, që ka një ndeshje më pak.
Gjilani tani ka zbritur në pozitën e tetë me 17 pikë të grumbulluara.
Me një gol u vendos edhe sfida në “Rexhep Rexhepi”, me Feronikelin ’74 që triumfoi 1:0 ndaj Dukagjinit.
Autor i golit të vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Drenasi ishte Florent Avdyli (34′).
“Nikli” pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe tani renditet i shtati në tabelë.
Dukagjini mbetet i gjashti me 21 pikë. /Gazeta Express/
LNeptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “Ditët me FAT”...