Drita synon befasinë në Varshavë kundër Legias, formacionet - Gazeta Express
string(58) "drita-synon-befasine-ne-varshave-kunder-legias-formacionet"

Gazeta Express

24/09/2020 19:20

Drita synon befasinë në Varshavë kundër Legias, formacionet

Gazeta Express

24/09/2020 19:20

Drita do të përballet sonte në Varshavë kundër njërës prej skuadrave më të njohura në Poloni, Legia e Varshavës

Skuadra e Ardian Nuhiut dëshiron që të jetë befasia e këtij sezoni në Europa Ligë, pasi eliminoi Sileksin e Maqedonisë me rezultat 0-2.

Lexo Edhe:

Nuhiu sonte ka startuar me një formacion të balancuar, 4-2-3-1.

Maloku ka startuar në bankë kurse para tij është katërshja mbrojtëse Blakçori, Cuculi, Gërbeshi dhe Bradarovski.

Në mesfushën defansive Nuhiu ka vendosur dyshën e njohur Namani dhe Benjamin Shabani kurse me të avancuar janë Ajzeraj, Fazliu dhe Xhevdet Shabani.

Sulmit të kampionit të Kosovës do t’i prijë Kastriot Rexha.

Kurse trajneri polak ka vendosur në fushë një formacion me ofensivë 4-3-3. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Legia Varshava

Drita FC