Drita shprehet optimiste për një zgjidhje nga ana e UEFA-s që s’do ta dëmtojë atë - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

12/08/2020 13:50

Drita shprehet optimiste për një zgjidhje nga ana e UEFA-s që s’do ta dëmtojë atë

Futboll

Gazeta Express

12/08/2020 13:50

Kontingjenti i Dritës është rikthyer sot në Kosovë nga Zvicra, pasi një lojtar i saj rezultoi pozitiv dje në testin për koronavirus dhe ekipi kosovar u desh ta lëshonte territorin zviceran, shkruan Gazeta Express.

Tash, gjilanasit shpresojnë që do të gjendet një zgjidhje dhe se nuk do ta humbasë në tavolinë ndeshjen e anuluar me Linfieldin.

Kampionia e Kosovës beson se do të gjendet një zgjidhje nga UEFA, në mënyrë që të mos dëmtohet ky klub dhe askush tjetër.

Shtëpia e futbollit evropian mund të vendos sot për ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Linfieldit, finale për fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/