string(63) "drita-shpallet-kampione-e-kosoves-per-here-te-katert-ne-histori"

Sport

Gazeta Express

04/05/2025 16:58

Drita shpallet kampione e Kosovës për herë të katërt në histori

Sport

Gazeta Express

04/05/2025 16:58

Drita ka shënuar edhe një sukses të madh në historinë e saj, duke u shpallur kampione e Kosovës për herë të katërt.

Gjilanasit fituan titullin e edicionit 2024/25, pasi fitoi 1-0 ndaj Llapit në Gjilan, shkruan “Gazeta Express”.

Golin e fitores për “Intelektualët” e shënoi Iljasa Zulfiju në minutën e 85-të të ndeshjes, pas një goditje dënimi.

Drita tashmë ka 69 pikë të tubuara nga 32 ndeshje, 12 më shumë se Ballkani që është në vendin e dytë.

Ndërkohë, Llapi ka 40 pikë të grumbulluara dhe është në pozitën e tetë, që të dërgon në barazh./GazetaExpress/