Drita shpallet kampione e Kosovës në volejboll - Gazeta Express
string(46) "drita-shpallet-kampione-e-kosoves-ne-volejboll"

Sporte tjera

Gazeta Express

13/05/2022 9:52

Drita shpallet kampione e Kosovës në volejboll

Sporte tjera

Gazeta Express

13/05/2022 9:52

Drita është shpallur kampione e Kosovës pas një finaleje drithëruese kundër Fer Volley, në përballjen e katërt të playoffit, me gjilanaset që triumfuan pas tri fitoreve e një humbjeje.

Dy ekipet kanë dhuruar spektakël të vërtetë në përballjen absolutisht spektakolare që u zhvillua sonte në Palestrën ‘Bill Clinton’ të Ferizajt, në praninë e mbi 1500 tifozëve.

Lexo Edhe:

Ishte një lojë që do të mbahet mend gjatë nga voejbolldashësit, derisa për dy orë ishim dëshmitarë të një ndeshjeje që i pati të gjitha.

Ishin ‘Intelektualet’ ato që festuan në fund, duke fituar me rezultat 3-2 (25-20, 20-25, 25-21, 23-25, 11-15) në sete, për të nxitur skena absolutisht brilante të festës së trajnerit Lorik Ilazi dhe vashave të tij.

Ky është trofeu i dytë që Drita e fiton këtë sezon, pas Kupës së Kosovës javë më parë. /Gazeta Express/