Drita ‘shkëlqen’ në pjesën e parë, afër të shkruajë historinë - Gazeta Express
string(58) "drita-shkelqen-ne-pjesen-e-pare-afer-te-shkruaje-historine"

Sport

Gazeta Express

15/07/2025 20:52

Drita ‘shkëlqen’ në pjesën e parë, afër të shkruajë historinë

Sport

Gazeta Express

15/07/2025 20:52

Kampionia e Kosovës, Drita ka treguar paraqitje mjaft të mirë në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Differdange – kampiones së Luksemburgut.

“Intelektualët” po fitojnë 2-1 pas 45-minutëshit të parë, shkruan “Gazeta Express”.

Ylli i pjesës së parë ishte Arb Manaj, i cili shënoi dy golat e Dritës.

Fillimisht, ai shënoi në minutën e 4-të, pas një pune të jashtëzakonshme nga Liridon Balaj.

Manaj doli përsëri në skenë në minutën e 17-të për 2-0.

Nga një huti në mbrojtje, në minutën e 28-të, Differdange shënoi për 1-2, me anë të Brusco.

Fituesi i kësaj ndeshje kalon në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Nëse Drita e arrin këtë rezultat, do të bëhej klubi i parë kosovar që kalon në këtë fazë./GazetaExpress/