Drita prezanton përforcimin e tretë - Gazeta Express
string(35) "drita-prezanton-perforcimin-e-trete"

Futboll

Gazeta Express

12/06/2024 11:52

Drita prezanton përforcimin e tretë

Futboll

Gazeta Express

12/06/2024 11:52

Skuadra e Dritës po vazhdon të jetë aktive në këto ditë të afatit kalimtar të verës.

Prurja e radhës e të kaltrërve nga Gjilani është Veton Tusha.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Dritën. Lajmin e ardhjes së tij e ka bërë të ditur vet klubi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

Tusha transferohet tek Drita ka skuadra e Dinamo Cityt, në kampionatin shqiptar.

Ai, po ashtu është pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës për U21.

Përveç Tushës, Drita ditë më parë ka zyrtarizuar edhe dy prurje të tjera.

Klubit i janë bashkuar Kastriot Rapuca dhe Ilir Mustafa.

Tek gjilanasit pritet të ketë edhe ardhje tjera në ditën në vijim.

Nga ekipi tashmë janë larguar Blend Baftiu, Astrit Thaqi, Albin Prapashtica, Samson Ebuka, Leonat Vitija e Yll Ibrahimi.

Edicionin e kaluar, Drita e mbylli në pozitën e tretë në tabelë me 67 pikë, plot 11 më pak se lideri.