Drita pëson në Danimarkë pas dy penalltive të Copenhagës – Ovouka, figura tragjike - Gazeta Express
string(79) "drita-peson-ne-danimarke-pas-dy-penalltive-te-copenhages-ovouka-figura-tragjike"

Sport

Gazeta Express

22/07/2025 20:56

Drita pëson në Danimarkë pas dy penalltive të Copenhagës – Ovouka, figura tragjike

Sport

Gazeta Express

22/07/2025 20:56

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve, nga Copenhagen në Danimarkë.

Kampionia e Kosova u mposht 2-0 nga Copenhagen, falë dy penalltive të shënuara nga danezët, e të shkaktuara nga Raddy Ovouka.

Pas pjesës së parë, që u mbyll pa gola dhe ishte disi e barabartë, pjesa e dytë ishte e gjitha e Copenhagen.

Kjo e fundit, fillimisht shënoi në minutën e 70-të përmes penalltisë, të shënuar nga Mattsson, i cili hyri në lojë vetëm një minutë më përpara.

Penalltia e dytë u fitua nga Copenhagen vetëm pesë minuta më vonë.

Në minutën e 76-të ishte përsëri i njëjti që shënoi nga penalltia për 2-0.

Ndeshja e kthimit e këtij dueli luhet një javë më vonë, më 29 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./GazetaExpress/