Drita pa gola ndaj Shelbourne pas pjesës së parë - Gazeta Express
string(48) "drita-pa-gola-ndaj-shelbourne-pas-pjeses-se-pare"

Sport

Gazeta Express

06/11/2025 21:54

Drita pa gola ndaj Shelbourne pas pjesës së parë

Sport

Gazeta Express

06/11/2025 21:54

Skuadra e Dritës po barazon pa gola në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së ligës të Ligës së Konferencës.

Kapiteni i Dritës Rron Broja kishte rastin më të mirë për gol në pjesën e parë, mirëpo goditja me kokë e tij u ndal në shtyllën kundërshtare.

Shelbourne është me një lojtar më pak që nga minuta e 17-të kur James Norris ndërhyri në mënyrë të ashpër ndaj sulmuesit kosovar Almir Ajzerajt.

Drita ende nuk ka arritur të gjej fitoren e parë këtë sezon në futbollin europian, dhe ka dy barazime ndaj Omonias dhe skuadrës KuPS.

/GazetaExpress/